Spanja boshatiset, shet fshatra të tërë edhe për 85 mijë euro

Spanja boshatiset, shet fshatra të tërë edhe për 85 mijë euro

Një protestë e veçantë është parë rrugëve të Spanjës në fundin e marsit. Me thirrjet «España vaciada, España arruinada» (Spanja e boshatisur, Spanjë e rrënuar) mijëra vetë kërkojnë nga Qeveria zgjidhje për plagën e madhe të boshatisjes së shumë zonave të Spanjës, sidomos të atyre rurale. Për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet Spanja ja disa shifra: Shumica e komunave spanjolle kanë një densitet prej 12,5 banorë për kilometër katror, një nga shifrat më të ulëta të Bashkimit Europian. Rreth 90% e popullsisë së Spanjës është e përqendruar në vetëm 30 % të territorit.

Atëherë sipas prestigjozes Bloomberg banorët po organizohen për të shitur bashkë shtëpitë e braktisura siç ndodhi me fshatin Acorrada, i cili u shit i tëri për 85 mijë euro, apo një tjetër fshat i blerë nga një çift holandez për 150 mijë euro. Në këtë mënyrë agjencia imobiliare e spacializuar, Aldeas Abandonadas, shiti vjet 40 fshatra dhe përmes reklamimit, apo favorizimeve fiskale, gjendja ka nisur të ndryshojë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis