MADRID (AA) - Zv.Kryeministrja dhe zëdhënësja e Qeverisë së Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria njoftoi se vendi i saj do të pranojë 14. 931 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Santamaria në një deklaratë tha se "Spanja do të pranojë 14.931 refugjatët të cilët i takojnë dhe që janë përcaktuar nga Komisioni Europian".

Ajo duke vlerësuar se "ne jemi duke punuar shumë jo vetëm në pranimin e refugjatëve por në të njëjtën kohë edhe për të garantuar integrimin e tyre afatgjatë dhe afatmesëm që ata meritojnë në vendin tonë" , u shpreh se ende nuk është përcaktuar data se kur do të vijnë në refugjatët në vend.

Edhe Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy duke vënë në dukje se zgjidhja e problematikës së refugjatëve nuk është e lehtë, ka mbrojtur idenë se BE-ja duhet të veprojë bashkërisht dhe se iniciativat e vendeve në mënyrë individuale do të jenë të pamjaftueshme kundër kësaj krize.

Kryeministri spanjoll duke tërhequr vëmendjen se problematika e refugjatëve në vendet si Turqia dhe Rumania të cilat kanë rëndësi strategjike dhe gjeografike është më komplekse, u shpreh se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje kundër kësaj drame njerëzore.

Rajoy gjithashtu ka shprehur mbështetje edhe për propozimin e kryetarit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker në lidhje me krijimin e një fondi prej 1 miliardë e 800 milionë eurosh për tu përdorur në bashkëpunimin me vendet në afrikane ku nisen refugjatët.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)