Spanja drejt dyerve të gjykatës nga padia e Komisionit Europian

Spanja drejt dyerve të gjykatës nga padia e Komisionit Europian

Spanja do të shkojë drejt dyerve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për shkak të niveleve të ndotjes së ajrit në Madrid dhe Barcelonë.

Të dhënat afatgjata tregojnë se vlerat kufi për dioksidin e azotit të vendosura nga legjislacioni evropian i cilësisë së ajrit nuk janë respektuar.

Komisioneri Evropian për mjedisin, Karmenu Vella, ka arsyetuar vendimin e ekzekutivit evropian.

"Unë kam qenë gjithmonë i qartë në lidhje me rëndësinë e shëndetit të njeriut. Nuk ka vend për diskutim në këtë pikë. Në Spanjë, Agjencia Evropiane e Mjedisit llogarit që çdo vit ka rreth 9000 vdekje të parakohshme që i atribuohen NO2"

Dosja kundër Spanjës daton nga viti 2015, por një faktor shkaktoi reagimin e Komisionit.

Qeveria e re lokale e Madridit, një koalicion midis konservatorëve dhe liberalëve, dëshiron t'i japë fund ligjit mbi emetin në nivele të ulta të NO2.

Denoncimi i faktit nga ana e BE në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, mund të çojë në  sanksione të rënda ekonomike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen