'Spanja e fortë, por do e sulmojmë', Sylvinho për AS: Falenderoj Rejan dhe Panuçin

'Spanja e fortë, por do e sulmojmë', Sylvinho për AS: Falenderoj Rejan dhe Panuçin

Sylvinho

Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho) ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen spanjolle “AS” ku ka prezantuar vizionin e tij për futbollin si dhe opinionin e formuar mbi rivalët iberikë të Grupit B në Euro 2024.

Trajneri i Kombëtares ka vlerësuar paraardhësit në stolin e Shqipërisë, teksa nuk e përjashton surprizën në Gjermani.

-Si do të prezantohet Shqipëria në Euro 2024?

Jemi të fokusuar pasi kemi zhvilluar disa miqësore përpara se të nisemi drejt Gjermanisë. Në Europian do të përballemi me Italinë, Kroacinë dhe më pas me Spanjën. Asgjë e rëndësishme. Ndeshjen e fundit do të shikojmë se si do të shkojnë të dy ekipet.

-Çfarë do të thotë për ju të jeni mes më të mirave të Europës?

Varet nga këndvështrimi. Kemi bërë shumë punë që të jemi këtu. Do të përballemi me rivalë të fortë, por mbase ky është çmimi që kemi fituar duke prerë një biletë për në Europian.

-Duket si një mrekulli kur shikon Shqipërinë mes më të mirave të Europës?

Vlerësoj shumë fjalët tuaja. Ka qenë një punë kolosale e shumë personave.

-Ndryshe nga shumë trajnerë të tjerë, ju keni vendosur që të jetoni në Tiranë.

Mendoj se në këtë drejtim kemi bërë mirë pasi vetëm kështu mund të njihemi më mirë me kulturën vendase. Integrimi me komunitetin ka mjaft rëndësi për mua.

-Në vitet e fundit kemi parë shumë surpriza si Greqia, Leicester, Girona dhe Leverkusen… mendon se Shqipëria mund të jetë një e tillë në këtë Europian?

Në vitet e fundit futbolli është zhvilluar shumë. Taktikat e reja, teknologjia dhe forma fizike ka ndryshuar shumë. Të jemi të qartë ekipet e mëdha mbeten të tilla, por nëse punon shumë mundesh që të ngushtosh pak diferencat.

-Çfarë mund të na thoni për Spanjën?   

Më pëlqen gjithçka nga Spanja. Si shtet dhe si kombëtare.

-Por viti 2010 ka kaluar tashmë…

Spanja mbetet Spanjë. Ka në ADN e saj lojën e bukur. Është njëra nga kombëtaret më të vështira për ta mundur.

-Në Botërorët e fundit Rusia dhe Maroku kanë treguar se duke u mbyllur në mbrojtje mund të mposhtet.

Vështirë të themi se si mund të mposhtet Spanja. Duhet të përgatitemi mirë dhe siç thash edhe më lart duhet të bëjmë gjithçka për të ngushtuar diferencat. Unë mendoj se nëse luan në mbrojtje nuk mund të fitosh, për të bërë diçka të tillë duhet të sulmosh.

-Sa u përket lojtarëve mendoni se Yamal do të ketë një karrierë si ajo e Messi-t?

Le të mos bëjmë krahasime kaq të forta. Po ua thotë dikush, i cili ka luajtur përkrah Leos për disa vite. Yamal ka gjithçka për t'u bërë si Messi, por ka ende rrugë për t'u bërë. E shikoj si një rrezik të madh.

-Keni luajtur për disa vite në Barcelonë, ç’mendoni për situatën e krijuar me largimin e Xavi-t?

Po flasim për një personalitet dhe një trajner të madh. Këtë e tregon titulli i fituar në La Liga një vit më parë. Barcelona është një klub i madh dhe presioni është i lartë. Mendoj se në futboll askush nuk ka shumë durim dhe askush nuk shikon trashëgiminë. Në këtë botë flitet lehtë për dështimet, por kurrë për sukseset. Momentalisht me Shqipërinë luajnë 23 lojtarë, të cilët kanë punuar me Panuçin dhe Rejan. Unë dua që të falenderoj edhe ata për punën e bërë", tha Sylvio.

Në Grupin B të Euro 2024 Shqipëria përballet me Italinë më 15 qershor, me Kroacinë më 19 qershor dhe Spanjën më 24 qershor.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/06/2024 19:10

    Hec Silvinjo çoi përpara çunat e shqiponjave lart e më lart çoi. Respekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt