Tirane - Një 36 vjeçar i akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Spanjë
Elson Guni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Guri u arrestua në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë. Operacioni u kodua “Wanted 2”
S.G/Shqiptarja.comKomente

