Spanja humbet një Çmim të Madh në Formula 1, ose Barcelona ose Valencia...

Spanja humbet një Çmim të Madh në Formula 1, ose Barcelona ose Valencia...
Duke nisur që nga viti 2013, në Spanjë do të organizohet vetëm një garë e kampionatit të Formula 1, që mbledh pilotët më të mirë të kësaj kategorie spektakolare të makinave.

Lajmi është zyrtarizuar nga Bernie Ecclestone, bosi i Formula 1, i cili specifikoi se nga viti tjetër, Barcelona dhe Valencia do të alternohen mes tyre.

Këto dy cirkuite do të organizojnë garën kombëtare, dhe pritet ta bëjnë me rotacion, pritjen e garës së Spanjës në Formula 1. Spanja ishte vendi i vetëm që organizonte dy Cmime të Mëdha që prej 2008. Këtë sezon të F1, për herë të fundit do jenë në kalendar, Çmimi i Madh i Spanjës në Montmelò, si dhe Çmimi i Madh i Europës në Valencia.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta