Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njoftuan se kanë vendosur të njohin Palestinën si shtet të pavarur. Kryeministri irlandez, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë. Ndërsa shefi I qeverisë norvegjeze, Jonas Gahr Store, tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk ka njohje”.

Ai tha se Norvegjia do e njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji. ‘Duke e njohur Palestinën si shtet, Norvegjia mbështet planin arab për paqe”, tha ai. Vendimi nxiti zemërimin e Izraelit që tërhoqi ambasadorët e vet nga Norvegjia dhe Irlanda.

“Irlanda dhe Norvegjia kanë për qëllim t’u dërgojnë mesazh sot palestinezëve dhe tërë botës: terrorizmi shpërblehet”, tha ministri i jashtëm izraelit Izrael Katz.

Norvegjia që nuk është anëtare e BE, por ndjek politikat e saj, ka qenë mbështetëse e zjarrtë e zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Palestina ka të drejtë thelbësore për të qenë shtet i pavarur”, tha shefi I qeverisë norvegjeze. Norvegjia po e njeh Palestinën si shtet më shumë se 30 vjet pas marrëveshjes së parë të Oslos, e nënshkruar më 1993. Prej atëherë, “palestinezët kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes me dy shtete, ku edhe BB ka theksuar se Palestina i ka përmbushur kriteret kyçe për të funksionuar si shtet më 2011, dhe se institucione kombëtare janë ndërtuar për t’i ofruar shërbime të rëndësishme popullit.

Ndërsa kryeministri irlandez Harris tha se “kjo është një ditë historike dhe e rëndësishme për Irlandën dhe Palestinën”. Ai tha se vendimi i vendit të tij për ta njohur Palestinën si shtet ka për qëllim të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin palestinezo-izraelit përmes zgjidhjes me dy shtete. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha në parlament se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet më 28 maj.

Vendimi i tre shteteve europiane vjen në një kohë kur forcat izraelite po kryejnë sulme në pjesët veriore dhe jugore të Rripit të Gazës, duke shkaktuar zhvendosjen e mijëra civilëve dhe duke e kufizuar dukshëm futjen e ndihmave në enklavën palestineze. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abhas mirëpriti vendimin dhe  u bëri thirrje vendeve të tjera ta bëjnë të njëjtën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodra: 22/05/2024 13:09

    bravo ketyre shteteve per guximin qe kishit se shume shtete lepirse nuk mund ta bejne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist

Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist