SPANJË- Me festë, buzëqeshje, puthje dhe përqafime janë mbushur rrugët e Spanjës, pas njoftimit të lehtësimet të masave anti-COVID dhe heqjes shtetrrethimit në pjesën më të madhe të vendit.

“Liria” i është kthyer sërish spanjollëve pas 6 muajsh!

Të rinjtë “pushtuan” të gjithë Spanjën duke mos respektuar distancimin social, pa maska dhe duke thyer çdo masë anti-COVID.

Në disa zona të Madritit, pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë, të cilët janë munduar të ndalojnë grumbullimet masive anti-COVID, por më kot.

Megjithëse situata epidemiologjike në vend është stabilizuar disi, sërish qytetarët duhet të vazhdojnë të batojnë masat anti-COVID për të ulur rrezikun e përjetimit të një vale të tretë të COVID-19.

Një gjë është e sigurt, spanjollët dinë të festojnë!