Spanja në përballje me zjarret e furishme dhe nxehtësi rekord

Spanja në përballje me zjarret e furishme dhe nxehtësi rekord

Pas Turqisë, Greqisë dhe Italisë edhe Spanja është përfshirë nga flakët.  Të paktën 800 njerëz u evakuuan pasi zjarret e shkatërruan pyjet dhe temperaturat u rritën në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Një rekord i ri provizor i nxehtësisë prej 47.2 gradë Celsius u regjistrua në Cordoba, pasi pjesa më e madhe e Evropës Jugore u përfshi nga një valë e pamëshirshme nxehtësie.
Ndërkohë që misionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen në provincën qendrore të Avilës, ku pothuajse 200 zjarrfikës po luftojnë dy zjarre të veçantë.

Avionët dhe helikopterët hodhën ujë mbi flakët.

Disa fshatra në Avila u evakuuan, me më shumë se 500 njerëz u dërguan në një strukturë sportive pasi zjarri shkatërroi 12,400 hektarë pyje.

Jesus Martin, kryetari i bashkisë së Solosanços, një nga fshatrat e prekur, tha: ‘Malet tona janë djegur. Është një ndjesi e tmerrshme. Gjithçka është e zezë. ‘

Ndërkohë në rajonin lindor të Valencias të Spanjës, një stuhi elektrike shkaktoi një zjarr që detyroi evakuimin e 300 fshatarëve në Azuebar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës