Spanja po shkrihet, turistët nuk po ‘marrin dot frymë’! Në 17 zona të Spanjës është dhënë kodi i kuq

Ekspertët e motit në Spanjë flasin për një kthim drastik të motit, nga 47 gradë që temperaturat kanë shkuar në Katalonjë, brenda pak ditësh, do të  zbresin në shumë gradë. Dhe kjo sipas tyre nuk është aspak positive pasi do të ketë ndikim shumë të keq në shëndetin e banorëve.

“Të gjithë jemi duke u mbytur, pasi nuk marrim dot frymë”, tha prezantuesja e njohur Silvia Intxaurrondo para kamerave të kanalit televiziv shtetëror spanjoll, RTVE

Kulmi i valës së tretë të të nxehtit të verës në Spanjë i bëri vendasit dhe turistët ”të shkriheshin”, shkruan media vendase.

Nuk ishte Madridi apo rajoni i Andaluzisë, i cili njihet për nxehtësinë e padurueshme të verës, ai që u godit më keq, por, destinacioni i njohur turistik i Majorkas, me shërbimin kombëtar të motit AEMET që njoftoi temperaturat maksimale të paktën 43 gradë Celsius për veriun dhe lindjen e ishullit mesdhetar spanjoll.

Gazeta dixhitale ”OK Diario” kishte titullin “Spanja shkrihet këtë javë”.

 “Jam mësuar me vapën, por kjo është shumë e vështirë. Këtu nuk fryn erë”, thotë një turiste në Madrit.

Në plazhin e famshëm Playa de Palma në jug të ishullit, temperaturat prej 38 gradësh u matën në hije.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik