Në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë Andaluzinë, qeveria spanjolle ka dërguar qindra ushtarë në zonë.
Të paktën 260 trupa nga Batalioni i Ndërhyrjes Emergjente për të mbrojtur qytetet Jubrique, Farajan, Genalguacil dhe Pujerra në provincën e Malaga në Spanjën juglindore.
Zjarri, i cili hyri në ditën e tij të pestë të hënën, ka shkatërruar afro 7,000 hektarë pyje dhe ka detyruar evakuimin e rreth 2,500 personave. Gati 1,500 banorë nga Jubrique, Genalguacil dhe katër fshatra të tjerë u evakuuan të Dielën. Mbi 1.000 tashmë ishin larguar nga shtëpitë e tyre rreth qytetit turistik të Estepona, i cili është i popullarizuar nga turistët e shumtë.
"Ne po flasim për një zjarr me fuqi dhe forcë të pazakontë në krahasim me zjarret që jemi mësuar të shohim," tha Alejandro Garcia, një zyrtar i shërbimit të zjarrit në lidhje me vendimin për të vendosur ushtarë.
Një zjarrfikës 44-vjeçar vdiq të enjten ndërsa po përpiqej të shuante zjarrin.
Më shumë se 600 profesionistë janë vendosur për të luftuar zjarrin dhe për të ndihmuar banorët, sipas qeverisë rajonale të Andaluzisë. Ata po mbështeten nga aeroplanët me ujë dhe helikopterë të shumtë.
Sipas ministrisë, lufta kundër këtij zjarri është edhe më e vështirë për shkak të terrenit, të karakterizuara nga shpatet e pjerrëta, por edhe nga "kushtet e pafavorshme të motit". Në anën tjetër kanë filluar hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.
Zjarret shkatërruese përfshinë vendet mesdhetare gjatë verës, përfshirë Greqinë, Italinë, Turqinë , Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Algjerinë, të cilat u përkeqësuan ndjeshëm edhe për shkak të temperaturave përvëluese të verës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Rafael Nadal tërhiqet zyrtarisht nga tenisi
20 Nëntor, 22:27
-
Në kërkim nga autoritet shqiptare, i riu vetëvritet në Spanjë! Mik i ngushtë i Cllevio Serbianos
20 Nëntor, 10:37
-
Pjesë e grupit që xhironte 10 mijë euro kokainë në ditë, 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali! E shpërndanin me makina luksoze të shpejta
18 Nëntor, 17:05
-
Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë
15 Nëntor, 12:30
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol
10 Nëntor, 23:00
-
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
10 Nëntor, 20:12
-
VIDEO/ Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Valencia të Spanjës
10 Nëntor, 16:47
-
Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, arrestohet shefi i Krimit Ekonomik në Spanjë! I gjenden 20 mln euro cash, 8 prej tyre i fshehu në mur (VIDEO)
10 Nëntor, 15:52
-
'Ne të njollosur me baltë, ju me gjak', 130 mijë banorë të Valencias në Spanjë kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit
9 Nëntor, 20:32
-
Spanjë/ Moti i keq në Katalonjë, Girona qyteti i radhës që dëmtohet nga përmbytjet
9 Nëntor, 15:19