Sanksionet e ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë kanë një kosto shumë të konsiderueshme, me një mungesë fitimi prej 21 miliardë eurosh për eksportet evropiane, konfirmoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.
”Sanksionet kanë një kosto të konsiderueshme për të gjithë. Deri tani Bashkimi Evropian ka humbur 21 miliardë euro në eksporte”, deklaroi Hose Manuel Garcia Margallo pas mbërritjes në një takim në Bruksel.
“Ne jemi në një situatë shumë të rëndë dhe marrëveshja për një plan paqeje që mund të arrihet, gjatë samitit të parashikuar të mërkurën në Minsk është mundësia e fundit para se të kalohet në një skenar të rritjes së sanksioneve”, theksoi ai.
Spanja bën pjesë në vendet evropiane që kanë shprehur rezerva për idenë e ashpërsimit të sanksioneve ekonomike drastike të vendosura ndaj Rusisë që prej korrikut të vitit 2014 për përfshirje përkrah rebelëve separatistë prorusë në lindje të Ukrainës.
Vendet baltike, Polonia dhe Britania e Madhe shprehën hapur mbështetjen e tyre për një ashpërsim të sanksioneve nëse dhuna nuk ndërpritet menjëherë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com