Spanja turpëron finalistët e Botërorit, 'La Roja' i shënon 6 gola Kroacisë (VIDEO)
Që do të ishte një mbrëmje e vështirë për nënkampionët në fuqi të botës u pa që në fraksionin e parë të lojës, me Saul, Asensio dhe autogoli i Kalinic që i dërgoi skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin 3-0.
Spanjollët duke festuar një nga golat kundër Kroacisë
Spanja nuk di të ndalet me Luis Enrique në stol. Skuadra “La Roja” ka marrë fitoren e dytë në grupin e Ligës së Kombeve pasi shkatërruan me rezultatin tenistik 6-0 Kroacinë.
Që do të ishte një mbrëmje e vështirë për nënkampionët në fuqi të botës u pa që në fraksionin e parë të lojës, me Saul, Asensio dhe autogoli i Kalinic që i dërgoi skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin 3-0. Me rikthimin në fushë, Spanja arriti të shënojë edhe tre herë të tjera, fillimisht me Rodrigo, Ramos dhe Isco i cili plotësoi “setin” ndaj Kroacisë.
Me këtë fitore Spanja hipotekon kualifikimin në raundin tjetër, pasi ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ndiqet nga Anglia dhe Kroacia të cilat nuk kanë provuar ende shijen e pikëve në Ligën e Kombeve.
Belgjika mund Islandën 3:0
Fitore bindëse arriti dhe Belgjika, e cila mposhti në transfertë Islandën 3-0. Ishte Eden Hazard që përmes penalltisë zhbllokoi takimin në minutën e 29-të, ndërsa dy minuta më pas ishte Romelu Lukaku i cili dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë sulmuesi i United kompletoi dopietën personale dhe dërgoi në 3-0 rezultatin e përgjithshëm. Pas kësaj fitoreje, Belgjika iu bashkangjit Zvicrës në vendin e parë në kuotën e 3 pikëve.
Në takimet e tjera Bosnje Herzegovina mposhti Austrinë 1-0. Goli i Edin Dzeko i siguroi fitoren e dytë në grup boshnjakëve, duke hedhur një hap të rëndësishëm për raundin tjetër. Te fitorja u rikthye dhe Hungaria e cila mposhti në shtëpinë e saj, Greqinë 2-1. Ky grup kryesohet nga Finlanda në kuotën e 6 pikëve, pasi fitoi edhe takimin e dytë, atë përballë Estonisë.
Luksenburgu shënoi fitoren e dytë në grupin 2, liga D duke mposhtur në transfertë 3-0 San Marinon. Në barazim pa gola u mbyll vetëm takimi mes Moldavisë dhe Bjellorusisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11395
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor 2024, 12:21
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor 2024, 13:10
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor 2024, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor 2024, 17:44
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor 2024, 16:43
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor 2024, 15:12
-
'Bëme regres në Ligën e Kombeve, s'e kuptoj pse Sylvinho nuk ndryshon?!' Rraklli kritika për trajnerin: Po s'shënove nuk shkohet në Botëror
20 Nëntor 2024, 14:18