Spanja vendi i parë në Europë me 800 mijë raste Covid

Spanja vendi i parë në Europë me 800 mijë raste Covid

Spanja raportoi për 23,480 raste të reja me koronavirus në fundjavë, të cilat e bëjnë atë vendin e parë në Evropën Perëndimore me më shumë se 800,000 raste në total.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës tha se numri aktual i të infektuarve është 813,412, ndërsa i viktimave 32,225.

“Javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”, tha në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa.

Spanja ka qenë një nga vendet e para në Evropë që ka përjetuar kulmin e dytë të infeksioneve me koronavirus, në fund të verës.

Që atëherë, qeveria spanjolle ka ndërmarrë disa masa kufizimi, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Të hënën, në Madrid nisi ndalesa e udhëtimeve joesenciale.

Sipas rregullave të reja, banorët mund të kalojnë kufijtë e qytetit vetëm për punë, shkollë, shëndetësi ose pazare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)