Spanjë/ 158 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e goditur! 120 mijë persona zhvendosen nga shtëpitë e dëmtuara

Operacionet e kërkim shpëtimit knë vijuar pa ndërprerje në Valencia të Spanjës ku bilanci i katastrofës që solli moti ekstrem është ndaluar për momentin në 158 viktima.

Shifra u konfirmua nga Qednra Koordinuese e Emergjencave e cila tha se 3 persona të tjerë të pajetë u gjetën gjatë natës.  Megjithatë mediat e huaja e flasin për një situatë jo shumë optimiste sa i takon bilancit. Krahas jetëve të humbura, autoritetet konfirmojnë se janë 120 mijë persona të cilët janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Mbetet e paqartë situata me njerëzit e zhdukur, pasi për momentin nuk ka një numër të saktë në lidhje me këtë. Qindra njerëz për shkak të shkatërrimit të banesave të tyre janë detyruar të prenotojnë hotele në Valencia, qyteti më i dëmtuar ku janë angazhuar mbi 1000 forca të ushtrisë.

 Zona tashmë gjendet nën pushtetin e baltës e cila ka bllokuar të paktën 119 rrugë rurale. Fshatra të tëra janë bllokuar nga balta ç’ka ka detyruar rojën civile që operacionet ti zhvillojë shumicën nga ajri.

Gjatë natës, 250 persona janë shpëtuar nga ajri ndërsa 70 të tjerë në rrugë tokësore si thotë ANSA. Operacionet do te vijojnë pa ndërprerje deri në një njoftim, ndërsa sot pritet që kryeministri Pedro Sanchez të dalë në terren.

 Në Spanjë ndërkohë katastrofa klimatike ka sjellë edhe një debat sa i takon një alarmi që duhej dhënë më herët dhe që mund të kishte shpëtuar. Kryebashkiaku Valencias Carlos Mazon, është mbrojtur nga akuzat për mungesë vigjilence, pasi sipas tij paralajmërimet për përkeqësimin e motit janë dhënë që prej të dielës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Përmbytjet në Spanjë/ Kryeministri apel qytetarëve: Ka ende rrezik, mos dilni nga shtëpitë

Foto: Pedro Sanchez

Ndërsa alarmi për rrezikun vijon nga meteorlogët, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, apeloi qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të mos lëvizin nga banesat. Ai premtoi se qeveria do të bëjë maksimumin për gjetjen e të personave të shpallur të zhdukur.

“Stuhia nuk ka mbaruar, kështu që ju lutemi qëndroni në shtëpi, mos dilni jashtë. Qëndroni në shtëpi, dëgjoni rekomandimet e shërbimeve të urgjencës sepse, gjëja më e rëndësishme është të mbani sa më shumë njerëz të sigurt. Duam të shprehim sërish solidaritetin tonë me viktimat dhe të afërmit e tyre. Gjithashtu dua të përcjell angazhimin e qeverisë spanjolle dhe të të gjitha shërbimeve të urgjencës. Angazhimi ynë në tokë, ajër dhe det, me të gjitha mjetet, për aq kohë sa është e nevojshme dhe me të gjitha burimet për të gjetur të zhdukurit”, ka thënë Pedro Sanchez.

Ora 20:26
Real Madridi dhuron 1 milion euro për të prekurit nga përmbytjet në Spanjë

1730403062_qqqqqqqqqqqqqqqq.GIF

 
Spanjë

“Fondacioni i Real Madridit dhe Kryqi i Kuq kanë nisur sot një fushatë për mbledhjen e fondeve që synon të mbështesë të prekurit nga përmbytjet. Real Madrid ka vendosur ta mbështesë këtë fushatë me donacionin prej një milion eurosh për të ndihmuar familjet e shumta që janë në gjendje kritike."

Këtë e ka bërë të ditur klubi madrilen në rrjetet sociale.

Ora 18:35
VIDEO/ Përmbytjet 'apokaliptike' në Spanjë, shembet ura në Valencia

Media italiane “La Repubblica” ka publikuar pamjet e një ure në Valencia të Spanjës, e cila është shembur si pasojë e përmbytjeve 'apokaliptike'.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterë për të hequr njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe varka gome për të arritur tek shoferët e bllokuar në majë të makinave.

S.B/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit