Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar Llona, është arrestuar së bashku me djalin e tij,pasi akuzohen për korrupsion.

Villar, i cili është arrestuar me akuzën e përvetësimit të fondeve,  është një ish- futbollist spanjoll i cili është bërë president i federatës në vitin 1988.

Arrestimi numrit një të Federatës Spanjolle të Futbollit dhe djalit të tij, Gorka, ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Gjykata e Lartë e Spanjës, i tha “Reuters” se hetimi është duke u udhëhequr prej një nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër mediat spanjolle raportojnë se akuzat që rëndojnë mbi kreun e federatës spanjolle dhe djalit të tij përqendrohen në falsifikimin e dokumenteve dhe uljen e fitimeve nga ndeshjet ndërkombëtare të futbollit.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga Angel Maria Villar Llona, për sa i përket  akuzave të bëra në mediat spanjolle.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com