Spanjë,bie helikopteri me drogë
Hetim lëvizjet e pilotit shqiptar
FOTOVIDEO/ Helikopteri i rrëzuar në Spanjë

Spanjë,bie helikopteri me drogë<br />Hetim lëvizjet e pilotit shqiptar<br />FOTOVIDEO/ Helikopteri i rrëzuar në Spanjë
TIRANE - Një helikopter që transportonte rreth 1 ton hashash nga Maroku drejt Spanjës është rrëzuar dy ditë më parë në provincën e Malagës, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pilotët, njëri prej tyre major i Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur gjatë punimeve të Kuvendit nga kryeministri Rama e më pas A1 Report mësoi se ushtaraku shqiptar që humbi jetën, është 41-vjeçari Sokol Feka nga Kuçova dhe me banim në Tiranë, i cili ishte instruktor në bazën ajrore të Farkës.

Autoritetet spanjolle gjetën këtë të enjte trupat e dy pilotëve dhe mbetjet e avionit të djegur, i cili ishte vënë në ndjekjen e policisë pasi kishte shkelur hapësirën ajrore dhe po fluturonte në mënyrë të pautorizuar. Pavarësisht thirrjes për t'u ulur, helikopteri ka bërë manovrime të vështira dhe madje ka hedhur një pjesë të lëndës narkotike. Në këto tentativa helikopteri është përplasur me një shtyllë elektrike teksa përpiqej t’i ikte policisë.

Pjesët e avionit të djegur janë gjetur sot në mëngjes, në mes të shkurreve. Aty janë gjetur edhe dy trupat e pilotëve së bashku me 30 pako hashash që përllogariten rreth 1 ton hashash. Sipas mediave ndërkombëtare, shumica e rasteve të kontrabandimit në Spanjën Jugore vjen përmes Marokut për shkak të afërsisë me Afrikën e Veriut.

Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se majori Sokol Feka ishte me leje të përgjithshme nga data 12-31 janar të vitit 2015, por jo leje për të dalë jashtë vendit, ashtu siç është përcaktuar në ligj për statusin e ushtarakut. Bazo: Ishte me leje por jo për të dalë jashtë vendit

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur nga A1 Report u shpreh se për ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit ka nisur menjëherë hetimet por pa dhënë detaje të tjera. Tahiri: Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes

trupat me logo
(FOTO: Trupat e dy pilotëve që humbën jetën duke u larguar nga vendi ku u rrëzua helikopteri)

Rama nga Kuvendi: Majori shqiptar bie me helikopterin me drogë në Spanjë
Lajmi u bë fillimisht publik për mediat shqiptare nga kryeministri Edi Rama në sallën e Kuvendit.  Ngjarja u deklarua nga kreu i qeverisë në një moment që opozita sulmonte mazhorancën për lidhje me krimin, e ku kryeministrit Rama iu desh të theksojë se grindja politike për këtë çeshtje është e kotë, mbi të gjitha kur majori Feka ishte instruktuar në Forcat e Armatosura prej 18 vitesh.

"Më duhet ta nis me një ngjarje në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter me drogë nga Maroku drejt Spanjës, major i Shqipërisë. Duke marr shkas nga kjo kam pyetje të thjeshtë, ky major është instruktuar në Forcat e Armatosura prej 18 vitesh, gradën e ka marrë ne vitin 2009. Një ndër pilotët me të besuar të FA. Çfarë sensi ka që ne t’i hyjmë një grindjeje, a është i joni a është. Përpjekje absurde për të mohuar një avancim serioz, të gjithëpranuar botërisht në një luftë të paepur të shtetit me krimin, dhe posaçërisht me drogën”, - tha Rama



Helikopteri transportonte 1 ton hashash nga Maroku drejt Spanjes, u perplas me nje shtylle elektrike
Helikopteri që tentonte të transportonte kontrabandë një ton hashash në provincën e Malagës në Spanjë është rrëzuar pas përplasjes me një shtyllë të energjisë elektrike ndërsa ndiqej nga policia.  Autoritetet kanë rekuperuar trupat të cilët janë tepër të dëmtuar pranë malit Cortes de la Frontera ndërsa janë dërguar në institutin mjeko-ligjor të Malagës. Policia spanjolle deklaron se po punohet për të përcaktuar sasinë e saktë të hashashit që po transportohej. 

shtylla
(Shtylla elektrike ku u përplas helikopteri para se të rrëzohej)

Policia u vu ne ndjekje te helikopterit, levizte pa autorizim
Incidenti ndodhi pasi helikopteri në ngjyrë të zezë ndiqej nga një helikopter i Rojes Civil-Guardia Civil ndërsa kryente fluturim të paautorizuar. Po sipas mediave, gjatë kërkimit oficerët spanjollë humbën gjurmët e helikopterit dhe iu desh të rikthehen në bazë. Të nesërmen pasi u kthyen në pozicionin e fundit të helikopterit, Guardia Civil zbuloi mbeturinat e helikopterit.

Ministria e Mbrojtjes: Majori kishte marrë lejen e zakonshme deri në 31 Janar, s’kishte autorizim për të dalë jashtë vendit
Në një reagim zyrtar, Ministria jonë e Mbrojtjes sqaroi se majori Feka kishte marrë lejen e zakonshme nga 12 deri në 31 janar të 2015-ës, por se nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit. Kjo theksohet në njoftimin e Ministrisë, është në shkelje të rregullave të parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqipërisë.
 
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.  Guardia civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë. Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.  Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë.  Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.  Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12-31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë. Përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë  së Brendshme dhe Drejtorishë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

MPJ për A1 Report: Majori Sokol Feka ishte në rrugë private
Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë për A1Report se majori Sokol Feka ishte në rrugë private dhe jo në aksion. 

sokol feka
sokol feka
(Në foto: majori që humbi jetën, Sokol Feka)

piloti
(Foto: Me rreth majori që humbi jetën, Sokol Feka)


Helikopteri i rrezuar në Spanjë
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet