Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
Sekuestrimet e miliona eurove mall të falsifikuar e kontrabanduar nga Kina
Spanjë- Policia Kombëtare e Spanjës ka çmontuar një rrjet kompanish që dyshohet se kanë futur 2000 tonë veshje të falsifikuara futbolli, çanta luksoze, këpucë, ora dhe telefona të nivelit të lartë në Evropë, që nga viti 2023, në një operacion në të cilin janë arrestuar 73 persona dhe kanë hetuar përfshirjen e nëntëmbëdhjetë të tjerë.
Aksioni i koordinuar nga Europol dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), u shtri në 34 inspektime rajonesh si në Madrid, Barcelona, Valencia, Sevilla, Zaragoza, Balearic, Murcia, Tarragona, Guadalajara, Cádiz, Santa Cruz dhe Tenerife, ku janë sekuestruar 300 mijë artikuj.
Malli i sekuestruar peshon 117.000.000 kilogramë dhe ka një vlerë tregu prej 12.5 milionë euro. Ky trafik bëhej nga Azia, aty edhe ku këto falsifikime markash kryhej.
Hetimi filloi Majin e kaluar, në kuadrin e mbikëqyrjes së organizatave dhe grupeve kriminale me bazë në Evropë, të dyshuara si të lidhura me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara.
Ky hetim bëri të mundur identifikimin e një sërë kompanish evropiane me bazë në Spanjë, që ishin të dedikuara për importi masiv i toneve të veshjeve dhe aksesorëve të falsifikuar nga Kina.
Kjo kontrabandë ndodhi në një vit të ngjeshur sportiv si kampionati evropian në Gjermani dhe Lojërat Olimpike të Parisit, shkruan media.
Përveç importit nga vendi aziatik, bëhej edhe shpërndarja e tyre në zonat turistike dhe qytetet e Bashkimit Europian, si dhe përmes profileve, rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit.
Hetuesit identifikuan në Gjermani dhe Holandë kompanitë e ngarkuara për importimin e materialit të falsifikuar nga Kina, ndërsa zbuluan sistemin që përdorej për futjen e mallrave përmes aeroporteve dhe porteve evropiane, përveç dërgimit të tyre në vende të ndryshme për shitje dhe shpërndarje.
Të arrestuarit akuzohen për krime të dyshuara kundër pronësisë industriale, ndërsa hetimi mbetet i hapur në pritje të identifikimit dhe arrestimit të më shumë personave.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
13 Mars, 14:36
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Rama: Marta s’u prit me diell, por shiu është bereqet! Shqipëria e meriton BE-në, s’kemi alternativë tjetër
13 Mars, 10:52
-
Komisionerja e BE në Tiranë: E meritoni integrimin, reforma në drejtësi gur themeli! Rama: Rruga jonë e vetme Europa! Batuta me Kos: Duam lekët tona (VIDEO)
13 Mars, 07:25
-
U prezantua nga Ursula von der Leyen, Parlamenti Europian miraton rezolutën për riarmatosjen e unionit
12 Mars, 18:12
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38