Merrnin prona me qira dhe i kthenin në 'shtëpi bari', shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë! 56 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 22.600 bimë e 166 kg kanabis (VIDEO)

56 janë të arrestuarit në Spanjë, anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis në rajonin e Katalonjës. Agjentët spanjollë kanë çmontuar një nga rrjetet më të mëdha kriminale kushtuar prodhimit të marijuanës, të krijuar kudo në Katalonjë dhe kanë arrestuar 56 persona, nga mosha 19 deri në 58 vjeç, të cilët akuzohen për krime kundër shëndetit publik, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, të krijimit të organizatës kriminale dhe mashtrimit me energjinë elektrike. U çmontuan 24 plantacione të kultivimit të kanabisur dhe u sekuestruan më shumë se 22.600 bimë dhe 166 kilogramë kanabis, gati për shitje.

Gjatë operacionit, agjentët gjetën gjithsej 225 765 euro cash, një armë gjahu, një revole, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe. Pasi plantacionet të jenë çmontuar, pronat e rikuperuara do t'u kthehen pronarëve të tyre siç përcaktohet nga autoriteti gjyqësor. Gati 90% e të arrestuarve nuk kishin të dhëna policore. Trembëdhjetë nga 56 të arrestuarit janë futur në burg pasi kanë shkuar në gjykatë. 

Duke pasur parasysh se në një fazë para lulëzimit janë gjetur 22,600 bimë, ekspertët e autoriteteve spanjolle kanë supozuar se, në kushte normale, organizata do të kishte kapacitet të prodhonte rreth 1,275 kg marijuanë në vit, që do të nënkuptonte një çmimi të shitjes me shumicë rreth 3.1 milionë euro. Pasi transportohet në vendet e Europës veriore, çmimi i drogës shumëzohet me 3 ose 4 në tregun e pakicës. Kjo sjell një rritje të fitimeve midis 9 dhe 12 milionë euro, me pasojë rritjen e përfitueshmërisë që sjell shitjen e saj në tregun e huaj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albs: 16/06/2022 19:29

    Ky ashte brezi i demokracis po mushin burgjete e BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës