MADRID, 6 tetor /ATSH-AFP/ - Ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN-së), Rodrigo Rato i cili është akuzuar për evazion fiskal, pastrim parash dhe korrupsion i është konfiskuar pasaporta duke iu privuar e drejta e udhëtimit jashtë hapësirës së BE-së, bëhet sot e ditur nga burime gjyqësore.
Ish-ministri spanjoll i Ekonomisë (1996-2004) është vendosur nën kontroll gjyqësor me detyrim paraqitje në gjykatë një herë në muaj.
Por, prokuroria antikorrupsion nuk ka kërkuar paraburgim në përfundim të seancës pyetësore prej tri orësh në Madrid.
Rato, ish-personi më me influencë i Partisë Popullore (e djathtë), është bërë një nga simbolet kryesore të korrupsionit që nga themelimi i shtetit spanjoll./