MADRID, 24 nëntor /ATSH-DPA/ - Shkrimtari i njohur spanjoll, Juan Goytisolo fitoi sot çmimin prestigjioz "Servantes", i konsideruar si çmimi më i rëndësishëm për letërsinë e shkruar në gjuhën spanjolle.
I lindur në Barcelonë, në vitin 1931, Goytisolo jeton në Marrakesh, Marok, që prej 20 vitesh.
Ai flet arabishten e Magrebit, spanjisht, katalançe, frëngjisht, anglisht dhe turqisht. Temat e izolimit, rebelimit dhe ekzilit janë dominuese në veprën e tij.
Veprat e përkthyera në anglisht nga ky shkrimtar janë "Marks of Identity" (1966), "Count Julian" (1970) dhe "Juan the Landless" (1976) - një trilogji e konsideruar si vepra e tij më e mirë.
Libra të tjerë janë "A Cock-Eyed Comedy" (2005) dhe "Exiled from Almost Everywhere" (2008).
Goytisolo njihet edhe si kritik dhe gazetar.
Çmimi "Servantes" ka një vlerë prej 125 000 eurosh./ a.jor.








