Enklava spanjolle e Ceutës vijon të përballet me dhunë dhe tensione.

Pas protestave të banorëve kundër shpërndarjes së ushqimeve për emigrantët në plazhin El Trampolín, protestat kanë degjeneruar në përplasje dhe djegie tendash, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq kanë shprehur shqetësim për sigurinë e tyre, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ndërprerja e shpërndarjes së rreth 4 mijë racioneve ushqimore në ditë mund të rrisë tensionet.

Kriza ka nxitur edhe përplasje politike mes qeverisë dhe opozitës. Autoritetet po kërkojnë hapësira të reja për strehimin e emigrantëve. Qeveria e Sanchez paralajmëron për rritjen e mesazheve të urrejtjes në rrjetet sociale, të cilat mund të nxisin incidente.