-
Vala vdekjeprurëse e emigrantëve në Ceuta, në enklavën spanjolle varrosen viktimat e para! Trupat shenjohen me numra
Plani është që rreth 70 trupa të varrosen gjatë ditëve në vijim, me 10 deri në 12 varrime çdo ditë. Trupat s'janë identifikuar, por çdo varr është shënuar me një gur me numër, në rast se kjo do të ndodhë më vonë dhe do të duhet të riatdhesohet.
22 Gusht, 10:31 -
Spanja gati të anojë djathtas? Sondazhi: Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, koalicioni Partia Popullore-Vox do të fitonte në 38 nga 50 provinca
Sondazhi u realizua nga El Mundo në prag të krizës së emigrantëve në Ceuta dhe tensioneve diplomatike që pasuan. Sipas analizës, kjo krizë mund t'i ketë dhënë një shtysë të mëtejshme Partisë Popullore në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
16 Gusht, 21:12 -
Dështon tentativa e dytë e emigrantëve marokenë për të hyrë në Ceuta, 111 persona në pranga
Policia marokene përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e emigrantëve që ishin mbledhur në kodra rreth 3 km larg kufirit. Në Ceuta, ushtarët spanjollë ruanin supermarketet, ndërsa policia patrullonte rrugët kryesore.
16 Gusht, 09:34 -
Jo më nga deti! Qindra emigrantë tentojnë kalimin e kufirit në Ceuta nga mali
Mëngjesin e kësaj të shtune, autoritetet marokene ndaluan një përpjekje nga ana e qindra migrantëve, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, për të arritur në mënyrë të parregullt në enklavën spanjolle të Ceutës.
15 Gusht, 14:59 -
‘Mos rrezikoni jetën sërish’, ministri i Jashtëm i Spanjës ua bën të qartë emigrantëve në Ceuta: Të gjithë do të kthehen në Marok
Albares gjithashtu iu drejtua emigrantëve që po konsiderojnë një tjetër përpjekje për të kaluar kufirin, duke u thënë të “mos rrezikojnë jetën, paratë apo të ardhmen e tyre përmes një përpjekjeje që është e destinuar të dështojë”.
11 Gusht, 15:02 -
'Nuk pranojmë emigracionin e pakontrolluar', Meloni dhe Frederiksen deklaratë të përbashkët për një Europë më të sigurt
Në një deklaratë të përbashkët, dy kryeministret deklarojnë se nuk pranojnë emigracionin e pakontrolluar dhe se Europa duhet të forcojë politikat për mbrojtjen e kufijve.
10 Gusht, 17:17 -
Ceuta në alarm për një tjetër valë emigrantësh, rishpërndarja e të miturve vendos Sánchez-in para sfidave politike
Një sondazh i porositur nga gazeta El Mundo cilëson se 46% e votuesve nuk janë në favor të rishpërndarjes së emigrantëve, kundrejt vetëm 30% që janë shumë ose mjaftueshëm dakord.
10 Gusht, 09:48 -
Alarm në Ceuta, inteligjenca: Rrezik konkret për terrorizëm! Pas valës së emigrantëve dyshohet se ka një organizim të koordinuar
Dosja e inteligjencës italiane, e hartuar edhe me informacione të shërbimeve spanjolle, ngre alarmin për rrezikun e terrorizmit në Ceuta. Autoritetet po monitorojnë rrjetet sociale, ku dyshohet se po koordinohet një valë e re masive emigrantësh drejt enklavës spanjolle.
9 Gusht, 08:28 -
Spanja hakmerret ndaj Italisë, vendos kontrolle kufitare! Meloni nuk tërhiqet: Nuk i nënshtrohemi shantazhit të Sánchez
Sulmi “i pazakontë” i Madridit befason qeverinë italiane. Meloni: Shantazh që Italia nuk mund ta pranojë. Qeveria e Spanjës tha se do të vendosë kontrolle kufitare për fluturimet dhe anijet nga Italia nga mesnata e së shtunës deri më 7 shtator.
8 Gusht, 08:04 -
-
-
Vala e emigrantëve në Ceuta, mbledhja e jashtëzakonshme e BE: Të forcohen kthimet në vendet e origjinës
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, i ka bërë thirrje Marokut të hetojë "tërësisht" fluksin masiv të emigrantëve në Ceuta. Më pas, ministrja përsëriti se "integriteti dhe sovraniteti territorial spanjoll nuk mund të preken" dhe se "Ceuta dhe Melilla nuk mund të preken".
4 Gusht, 07:43 -
-
Kriza e emigrantëve në Ceuta, Spanja akuzon Italinë për mungesë solidariteti: Nuk ishte në lartësinë e duhur! Opozita italiane kundër Melonit: Pezullimi i Shengenit i panevojshëm
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një intervistë për TVE në prag të mbledhjes së ministrave të Brendshëm të BE-së tha se qëndrimi i Italisë ishte i papërgjegjshëm
3 Gusht, 15:36 -
Ceuta afër normalitetit, emigrantët u ikin autoriteteve, të martën Bashkimi Europian diskuton për një zgjidhje të përbashkët për emigracionin
Shërbimet e inteligjencës spanjolle sipas El Pais, vlerësojnë se autoritetet marokene e lejuan dhe e shfrytëzuan fluksin masiv të njerëzve drejt Ceutës, por nuk e organizuan apo planifikuan atë.
3 Gusht, 12:40 -
-
-
Analiza e BBC: Si u shndërrua vala e emigrantëve në Spanjë në një stuhi politike europiane nxitur nga rrjetet sociale
Në analizën e saj, BBC shpjegon se si dezinformimi në rrjetet sociale, debatet për politikat e emigracionit dhe interesat elektorale të liderëve europianë krijuan një stuhi politike që shkoi shumë përtej kufijve të Spanjës.
2 Gusht, 13:39 -
-
Kryeministrja italiane shfrytëzon krizën e emigrantëve në Spanjë, kërkon të hapen qendra të tjera riatdhesimi si në Shqipëri dhe të financohen nga Bashkimi Europian
Sipas kryeministres italiane, “pamjet nga Ceuta treguan sa urgjente është një përgjigje europiane”. Ndërsa letra e 22 vendeve është, sipas saj, “sinjali” se linja italiane po mbështetet nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh.
2 Gusht, 07:34