Spanjë, kapen 11 ton hashash vinte
nga Maroku, 35 të arrestua

Spanjë, kapen 11 ton hashash vinte <br />nga Maroku, 35 të arrestua
MADRID- Një sasi prej 11 tonë hashash është sekuestruar nga policia spanjolle. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të drogës që është kapur ndonjëherë, ndërkohë që 35 persona u arrestuan.

Trafikantët kanë transportuar drogën nga Maroku në Spanjë me kamionë ku ishte fshehur droga deklaroi policia spanjolle.

Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të drogës. Ngarkesa e drogës së sekuestruar ishte vendosur në oborrin jashtë selisë së policisë kombëtare. Droga ishte paketuar në pako të vogla, që ngjasonin si sapun, ndërsa sasi të tjera ishin paketuar si pako dhuratash.

Autoritetet thanë se droga ishte fshehur në kamionë që transportonin nga Maroku drejt Spanjës jugore. Droga do të shitej në Madrid, ndërsa një pjesë do të transportohej drejt Belgjikës, Britanisë, Francës e Hollandës.

Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të drogës

Ngarkesa e drogës së sekuestruar është vendosur në oborrin jashtë selisë së policisë kombëtare. Droga ishte paketuar në pako të vogla, që ngjasonin si sapun, ndërsa sasi të tjera ishin paketuar si pako dhuratash.

Autoritetet thanë se droga ishte fshehur në kamionë që transportonin nga Maroku drejt Spanjës jugore. Droga do të shitej në Madrid, ndërsa një pjesë do të transportohej drejt Belgjikës, Britanisë, Francës e Hollandës. Të arrestuarit kanë 31 shtetas marokenë, një spanjoll dhe një grua nga Belgjika.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët