VIDEO/ Spanjë, kapen 4.3 ton kokainë! Vinte nga Ekuadori me banane për në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Një ngarkesë prej 4.318 ton kokainë është sekuestruar në qytetin port të Spanjës Alicante, ndërkohë një grup shqiptarësh kanë përfunduar në pranga.

Media spanjolle shkruan se kokaina vinte me anije nga Ekuadori dhe ishte vendosur në portin e Malagës për tu transferuar më pas në një magazinë të qytetit port Alicante. Më tej shkruhet se shqiptarët u kapën teksa punonin të shkarkonin kamionin.

 Më 23 qershor, agjentët e Doganës së Malagës zbuluan në portin e këtij qyteti se në ngarkesën e kontejnerëve nga Ekuadori që përveçse përmbante banane të deklaruara ligjërisht, mund të fshihej edhe një lloj lënde narkotike.

Të dyshuarit, të cilët udhëtonin rregullisht jashtë vendit dhe kishin disa adresa që i ndërronin për të ngatërruar policinë, përdornin automjete të regjistruara në emër të firmave.

Më 23 qershor, agjentët e Doganës së Malagës zbuluan në portin e këtij qyteti ngarkesën në disa kontejnerë nga Ekuadori dhe që përveç se përmbante banane të deklaruara ligjërisht, mund të fshihej edhe një lloj lënde narkotike.

Media spanjolle, duke iu referuar policisë shkruan se investigimi nisi në qershorin e kaluar kur u mor informacion nga ambasadat spanjolle në Bullgari, Ukrainë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Qipro që paralajmëronin krijimin në provincën e Alicantes të një organizate të rëndësishme kriminale të dedikuar trafikut të kokainës në sasi të mëdha.

Policia vërtetoi gjithashtu se ngarkesa po lëvizte me dy kamionë nga Malaga për në Alicante, ku përfundoi dhe ndalesa e anijes së dyshuar me drogë. Pas kontrollit të kontejnerëve u zbulua se përveç bananeve të deklaruara, aty ishin fshehur rreth 400 pako kokainë me një peshë totale bruto mbi 4,800 kilogramë, duke rezultuar në një peshë neto prej 4,318 kg, për të cilën u arrestuan katër shtetas me origjinë shqiptare, të moshës 28 vjeç.

Ndërkohë nga ana tjetër u arrestua një person i pestë, spanjoll  68 vjeç, i cili vepronte si personazh i organizatës. 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë