Spanjë-Tre shqiptarë janë vendosur në pranga nga agjentët civilë të skuadrës Mossos në Spanjë, pasi u kapën duke transportuar me makinë 14 kg në makinë.
Shqiptarët u ndaluan në lagjen San Martí të Barcelonës.
Sipas autoriteteve spanjolle ata filluan të bënin lëvizje të dyshimta pasi panë patrullën e policisë.
Pas kontrolleve në makinë oficerët sekuestruan lëndën narkotike (e cila ishte e fshehur shumë mirë në veturë) dhe 4000 euro kesh.
Vijojnë hetimet për kryerjen e testeve të drogës për të përcaktuar vlerën e saj, sipas pastërtisë dhe prerjeve të bëra. Nga informacionet paraprake dyshohet se nëse kokaina do të shitej në tregun e zi ajo të kapte vlerën e më shumë se një milion euro, shkruajnë mediat vendase.
Ja pse emigrojne shqiptaret!!!!!!AtO vetem per punu JO.
Përgjigju