Spanjë, krijohet për herë të parë një qeveri koalicioni

Spanjë, krijohet për herë të parë një qeveri koalicioni

Pas katër vjet mungesë stabiliteti, dy zgjedhjesh të parakohshme në vetëm 7 muaj, në Spanjë po krijohet qeveria e parë e koalicionit në historinë pas diktaturës së Frankos. Bashkimi i socialistëve të Sanchez dhe Podemos të Pablo Iglesias duket si një union i pamundur midis të kundërtave, por tashmë është fakt dhe synon t’i japë fund një periudhe të gjatë stanjacioni, me mbështetjen edhe të partisë nacionaliste baske dhe të majtës katalanase.

Marrëveshja prej 50 faqesh përfshin angazhimin për më shumë taksa ndaj të pasurve dhe rritjen e nivelit të pagës minimale të njohur me ligj në 1.200 euro. Por i panjohur mbetet fati i kësaj mazhorance nëse nacionalistët e Katalonjës do të kërkojnë referendum për pavarësinë nga Spanja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari