Spanjë/ Llava e vullkanit arrin në oqean, shqetësues krijimi i gazit toksik (VIDEO)

Spanjë/  Llava e vullkanit arrin në oqean, shqetësues krijimi i gazit toksik (VIDEO)

Llava e vullkanit Cumbre Vieja, në ishullin La Palma edhe 10 ditë pas shpërthimit vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka arritur në oqean. Një situatë e frikshme kur mendon për gazin toksik që krijohet. Llava arriti në oqean të martën në mbrëmje. 

Ky takim midis llavës, një shkëmbi të shkrirë në më shumë se 1.000 gradë Celsius dhe ujit të detit që është rreth 20-25 gradë Celsius, është i rrezikshëm pasi prodhon gaz toksik dhe grimca të dëmshme.

Imazhet e transmetuara nga televizioni rajonal në Ishujt Kanarie, treguan llavën që hynte në ujë mes një sasie të madhe tymi.

Të hënën, banorëve të disa lagjeve në Tazacorte, një fshat i vendosur pranë bregdetit, iu tha të qëndronin brenda për të mbrojtur veten nga emetimet e mundshme të gazit toksik që mund të vinin si pasojë e takimit të llavës me ujin e oqeanit.

Grumbullimi i hirit ka prishur gjithashtu trafikun ajror, duke shkaktuar anulimin e shtatë fluturimeve të brendshme të planifikuara të premten dhe mbylljen e aeroportit të nesërmen.  Ekspertët besojnë se shpërthimi mund të zgjasë për disa javë apo edhe muaj.

Dy shpërthimet e mëparshme në La Palma ndodhën në 1949 dhe 1971. Ato shkaktuan gjithsej tre vdekje, dy prej të cilave u shkaktuan nga thithja e gazit toksik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?