SPANJË – Madridi pret kontigjentin e parë prej 12 migrantësh


MADRID, 9 nëntor /ATSH-AFP/ - Spanja ka pritur dje në mbrëmje kontigjentin e parë prej 12 refugjatësh, 11 me kombësi nga Eritrea dhe një sirian.
"Qeveria është angazhuar të presë më shumë se 17 mijë persona, një numër i përcaktuar për akomodim në kuadër të programit evropian", njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.
"Katër gra dhe tetë burra mbërritën dje rreth orës 21:30 GMT në aeroportin ndërkombëtar të Madridit", bëri të ditur ministria nëpërmjet një komunikate të publikuar mbrëmjen e djeshme.
Madridi kishte njoftuar për në fazën e parë se do të akomodonte një grup prej 19 personash të ardhur nga Italia.
"Kjo është etapa e parë e transferimit, në kuadër të projektit pilot të kryer nga Spanja për të nisur procesin e transferimit të refugjatëve", sipas komunikatës.
Qeveria spanjolle është angazhuar të presë rreth 17 670 refugjatë./ /v.b/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social