MADRID, 25 gusht /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy mbështetën sot nevojën për të vazhduar reformat strukturore dhe politika shtrënguese në Evropë, pavarësisht kritikave të bëra nga Franca dhe Italia.
"Duhet të vazhdojmë me politikat shtrënguese buxhetore", theksoi Mariano Rajoy në një konferencë të përbashkët shtypi me Angela Merkel në Saint-Jacques de Compostelle, qytet në veriperëndim të Spanjës.
"Deficiti publik duhet të jetë i arsyeshëm, ashtu si nivelet e borxhit", shtoi kryeministri spanjoll.
Mariano Rajoy insistoi gjithashtu në nevojën për kryerjen e reformave strukturore.
"Reformat strukturore janë shpeshherë të rënda, ato janë ndonjëherë të komplikuara dhe të vështira për t'u shpjeguar, por janë ato që riforcojnë kompetitivitetin e ekonomive dhe nivelet e mirëqenies dhe punësimit.
"Kjo ka mundësuar rimëkëmbjen ekonomike në Spanjë, ku rritja ekonomike ka arritur në 0,6 për qind në tremujorin e dytë dhe ku përqindja e punësimit ka pasur një rritje të lehtë pas dy recesioneve në pesë vjet", theksoi dejtuesi spanjoll.
"Ndaj të njëjtin mendim me Mariano Rajoy përsa i përket kombinimit të masave shtrënguese buxhetore dhe reformave", theksoi kancelarja gjermane, Merkel.
Ata kanë refuzuar të komentojnë sulmet e bëra në fundjavë nga ministri francez i Ekonomisë, Arnaud Montebourg kundër Gjermanisë dhe politikave shtrënguese në Evropë./
/ec/
/Shqiptarja.com