MADRID - Niveli i papunësisë në Spanjë ka regjistruar rënie në vitin 2014 për të dytin vit radhazi, por mbetet ende në nivele shumë të larta me 4,45 milionë të papunë, sipas shifrave të publikuara sot nga Ministria e Punës.
"Vendi numëronte në fund të muajit dhjetor 253 627 të papunë më pak", shtoi ministria.
"Bëhet fjalë për vitin e dytë të rënies të papunësisë që prej vitit 2006, pas asaj të regjistruar në vitin 2013, kur ajo u ul me 147 000 persona", nënvizoi ministria në komunikatën e saj.
Numri i kontratave të përhershme u rrit vitin e kaluar me 18,9 për qind në 1,35 milionë, më shumë se ai i punësimeve të përkohshme (+12,6 për qind në 15,37 milionë).
"Ne kemi sot më shumë se 253 000 të papunë më pak, arsye për të qenë më optimistë, por na mbetet ende shumë punë për të bërë për rimëkëmbjen ekonomike dhe një punësim më të qendrueshëm dhe cilësor në vendin tonë", theksoi sekretarja e Shtetit për Punësimin, Engracia Hidalgo, cituar në komunikatë.
"Vetëm në muajin dhjetor, rënia ka qenë me 64 405 persona", sipas minsitrisë.
Spanja është përballur me një rritje të konsiderueshme të papunësisë që prej vitit 2008 dhe me një kolaps ekonomik pas shpërthimit të krizës ekonomike./ATSH/
/Shqiptarja.com