SPANJË – Parlamenti katalanas përgatit shpallejn e pavarësisë


BARCELONË, 3 nëntor /ATSH-AFP/ - Parlamenti rajonal i Katalonjës autorizoi sot votimin e një rezolute të përfolur që do të fillojë ndarjen e këtij rajoni spanjoll, pavarësisht kritikave të opozitës, që konteston ligjshmërinë e tij.
Indipendentistët, që kanë maxhorancën absolute në parlamentin e këtij rajoni prej 7,5 milionë banorë në veriperëndim të Spanjës, paraqitën javën e kaluar këtë rezolutë, që është etapa e parë drejt deklaratës së njëanshme të një republike të Katalonjës në vitin 2017.
Opozita nga ana tjetër kërkoi në parlament, i dominuar nga indipendetistët, që ky tekst, që ajo e konsideron jo ligjor, të mos hidhet në votim./

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk