Policia spanjolle ka sekuestruar ditën e sotme një sasi rekord droge. Plot 2 ton kanabis sattiva dhe 56 kg drogë e llojit heroinë janë gjetur në gomat e një kamioni që vinte nga Holanda në qytetin Tui.
 
Droga e sekuestruar përbën një sasi rekord të kapur në vendin iberik gjatë këtij viti.
 
Policia tha se gjatë operacionit u arrestuan 12 persona, shqiptarë dhe spanjollë, të cilët synonin ta shpërndanin lëndën narkotike në tregun spanjoll.
 
Dy rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës janë shkatërruar si rrjedhojë e këtij operacioni.
 
Sipas mediave spanjoll, operacioni është ndërmarrë pas një hetimi të gjatë, ndërsa theksojnë se në krye të rrjetit ndërkombëtar të trafikut qëndronin shqiptarët.