Spanjë, pranoi se ishte koka e bandës së drogës, arrestohet shqiptari

Spanjë, pranoi se ishte koka e bandës së drogës, arrestohet shqiptari

Foto ilustruese

Një shqiptar i identifikuar si Afrim H. i cili banonte në qytetin e Pontevedra ka pranuar para Gjykatës në Spanjë se ishte koka e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave spanjolle shqiptari ka pranuar se drogën e merrte në Valencia dhe prej andej droga magazinohej në një banesë ën Pontevedra për tu shpërndraë më pas.

Afrim H., shqiptar doli para gjykatës bashkë me tre persona të tjerë, emrat e të tjerëve nuk janë bërë të ditur. Ai jetonte me identitet të rremë në Spanjë.

Një i dyshuar si bashkëpunëotr ka mohuar çdo lidhje me drogën dhe tha se vetëm qiranë e apartamentit ndanin së bashku.

Rrjeti ishte i organizuar duke marrë parasysh edhe makinat që përdoreshin, edhe klientet, ndërkohë që shtëpia ku jetonin të ndaluarit ishte bërë si laborator droge, në të cilën u gjetën edhe armë.

Banda ka nisur të veproje që neë dhjetor të vitit 2015, kur morën 10 kilogramë heroinë në Valencia, të cilën e fshehen në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra dhe me pas ua dhane klienteve me pakice.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha