Spanjë, Prokuroria akuza ndaj
​Carles Puigdemont për "rebelim"

Spanjë, Prokuroria akuza ndaj<br />​Carles Puigdemont për ">
Kryeprokurori i Spanjës, Jose Manuel Maza, ka ngritur padi penale prej 235 faqe, ndaj Presidentit të Qeverisë Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe zyrtarëve që bashkëpunuan.

Kryeprokurori spanjoll, në një deklaratë për gazetarët, ka njoftuar se padia për Puigdemont dhe anëtarët e tjerë të qeverisë të larguar nga detyra është parashtruar në Gjykatën Nacionale në Madrid, ndërsa padia ndaj kryeparlamentares së Katalonjës Carmen Forcadell dhe anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv është parashtruar në Gjykatën Supreme.

Maza, si justifikim të padisë e ka paraqitur "shpalljen e njëanshme të pavarësisë më 27 tetor, e cila është rezultat i krizës institucionale në Katalonjë prej dy vitesh". Kryeprokuroria Maza, ka kërkuar garanci prej 6,2 milionë eurosh për gjykimin e këtyre personave në liri.

Carles Puigdemont, rrezikon të dënohet deri në  30 vite burg, ndërsa bashkëpuntorët deri në  15 vite.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar

Vlorë/ Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, pamje me dron nga reja e tymit toksik që që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar