SPANJE - Policia dhe protestuesit u konfrontuan dhunshëm të shtunën mbrëma në sheshin në afërsi të Parlamentit të Spanjës. Mijëra qytetarë gjuajtën me bomba molotov dhe gurë forcat e sigurisë të cilat mbroheshin me helmeta dhe gazlotsjellës.
Shërbimi i emergjencës ndërhyri në disa raste për të marrë të plagosurit e shumtë të përleshjeve. Për herë të tretë brenda një javë protestuesit në sheshin Neptune shprehën zëmërimin e tyre ndaj politikanëve të cilët i akuzojnë se janë autorët e paketës së shkurtimeve financiare që çoi në reduktim pagash e humbje të vendeve të punës.
Papunësia në Spanjë vlerësohet se është dyfish krahasuar me normën mesatare të Bashkimit Evropian ndërsa gjysma e personave të aftë për punë nën 26 vjeç nuk munden ta gjejnë atë.
Punonjësit e sektorit publik shohin se pagat e tyre ulen, taksat rriten, shërbimi shëndetësor dhe edukativ përjeton shkurtim buxheti.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com