MADRID- Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë evakuar në qytetin Malaga në jug të Spanjë, pas reshjeve të dendura të shiut pasditen e së premtes. Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe për rregullimin e dëmeve.
Gazeta spanjolle El Pais duke cituar zyrtarët lokalë thotë se mes vitkiamve është dhe një fëmijë 9 vjeç.
Banorët shprehen se janë të shqetësuar dhe të frikësuar për ditët në vazhdim, pasi reshjet e shiut vazhdojnë dhe rreziku për përmbytje të tjera rritet. Në shumë prej banesave niveli i ujit arrin deri në katin e dytë, ku shumë prej të mbijëtuarve janë strehuar për t’i shpëtuar mbytjes.
Reshjet kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në infrastrukturë. Dy mbikalime të autostradës janë rrëzuar, ndërsa disa linja hekurudhore janë bllokuar, ndërsa makinat lundrojnë nëpër ujë përgjatë rrugëve. Mendohet se kanë rënë rreth 200 litra ujë për metër katror. Në mënyrë të vecantë 177 litra ujë për metër katror kanë rënë në zonën e Murcias, në jug të Spanjës dhe 120 litra ujë për metër katror në provincën e Almerias.
Në provincën Arkidona personat u detyruan të hipin mbi cati për të shpëtuar dhe kanë arritur të evakuohen me ndihmën e helikopterëve. Presidenti i provincës së Malagës, Ekuas Redona ka bërë të ditur se janë të shumtë fshatrat që për momentin ndodhen të izoluar dhe niveli i lumejve është 4 fishuar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com