Spanjë, sekuestrohen 3 ton kokainë, mes 11 të arrestuarve edhe shqiptarë (VIDEO)

SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë goditur një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 ton kokainë. Sipas mediave spanjolle, pjesë e grupit kriminal ishin persona të shtetësisë spanjolle, kolumbiane dhe shqiptare.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

Përveç tyre janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para të thata.

Pjestarët e organizatës kishin marrë me qera një vilë, dhomat e të cilës do të përdoreshin për rritjen e marihuanës. Ata kishin punësuar një grup maroken, i cili do të kujdesej për sigurinë e fermës. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 21/01/2019 16:47

    Po mor po....nuk ka asgje ne botë pa u perlyer shqiptarët.. Hahahahahah yyyyyt na hapët barkun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë