SPANJE - Në Spanjë shkalla e papunësisë ka arritur shifrën rekord prej 55% sidomos mes të rijnve. Ndikimi i papunësisë ka qenë më akute për moshat nga 18 deri në 24 vjeç.

Të dhënat zyrtare treguan se shifra e papunësisë në tre muajt e fundit të vitit 2012 u rrit me 26%. Kjo është shifra më e lartë që nga mesi i viteve ‘70.

Recensioni spanjoll u thellua më tej në muajit e fundit duke detyruar kryeministrin spanjoll të ndërmarrë masa më të ashpra shtrënguese.

Ekonomia e Spanjës u mbyt në recension, pasi po pasohet nga një rënie e shpejtë e kërkesave nga konsumatorët dhe bizneset, që përpiqen të shpenzojnë më pak

Shifrat nga Instituti i Statistikave Kombëtare, thonë se norma e papunësisë në Spanjë është dy here më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Shifra e papunësisë do të jetë një tjetër goditje për qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy, i cili vitin e kaluar kishte parashikuar një normë papunësisë prej 24.6% deri në fund të vitit 2012.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.)