Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë nga Europa Lindore, të cilët dyshohet se kanë grabitur vila luksoze në provincën jugore të Malaga. Gjashtë persona u arrestuan të mërkurën (24 Janar), duke përfshirë edhe kreun e dyshuar nga me origjinë nga Shqipëria, ndërsa u gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë, raporton BBC.
Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella. Policia thotë se të dyshuarit ishin “shumë të aftë” në grabitje dhe vjedhje.
“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundër-vëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura. Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Kreu i dyshuar i grupit i cili është me origjinë shqiptare, 40-vjeç, ishte i martuar dhe me precendentë të shumtë penalë për krime të së njëjtës natyrë, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Po ashtu 40-vjeçari besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Shtëpitë në qytetin e Malaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës.
Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike. Policia tha se ka mundur të kapë të dyshuarit me ndihmën e një biznesmeni vendas.
Kombësia e pesë gangsterëve të tjerë të dyshuar nuk është bërë publike.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2275
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Trajneri i kombëtares De La Fuente rinovon kontratën deri në vitin 2028
27 Janar, 15:20
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Shqipëria merr pjesë në 'Fitur 2025', Kumbaro takime me ministra dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit
21 Janar, 13:20
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)
21 Janar, 13:13
-
Spanja çmonton bandën e ‘ninxhave’ shqiptare, 6 të arrestuar, dy kapot u kapën në Paris! Deri në 16 vjedhje në muaj, 300 mijë euro mall i grabitur (VIDEO)
20 Janar, 16:18