Policia spanjolle ka bërë dje një deklaratë që njoftonte shpërbërjen e një rrjeti shqiptaro-bullgar të trafikimit të heroinës dhe drogave të tjera.
 
Lënda narkotike vinte nga Ballkani dhe Turqia drejt Barcelonës dhe Tarragonës. Operacioni i kryer nga policia shqiptare dhe Europol ka kulmuar me arrestimin e 7 anëtarëve të kombësisë bullgare dhe shqiptare. Si dhe është bërë i mundur çmontimi i një laboratori të heroinës në një apartament në Barcelonë.
 
Sipas mediave spanjolle në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 38 kilogramë heroinë të pastër, 8 kilogramë kokainë 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator.
 
Në deklaratë gjithashtu thuhej se anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë.
 
Grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com