Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë, zotëronin disa ‘shtëpi bari’

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë, zotëronin disa ‘shtëpi bari’

Foto ilustruese

SPANJË- Policia Kombëtare e Paternës ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis nëpër shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar rreth 4000 bimë marjuanë dhe një numër i madh pajisjesh që trafikantët i përdornin për të përshpejtuar kultivimin.

Raportohet se në krye bandës që kultivonte kanabis ishin dy shqiptarë, pjesë e saj ishin gjithashtu dhe serbë.

Bëhet e ditur se anëtarët e grupit kriminal merrnin shtëpi të ndryshme me qira, nëpër të cilat instalonin pajisjet dhe vendosnin bimët e kanabisit. Gjithashtu ata punësonin njerëz të ndryshëm, të cilët flinin në këto shtëpi për të monitoruar plantacionet.

Të arrestuarit akuzohen në shtetin Spanjoll për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në grup kriminal dhe abuzim me energjinë elektrike.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja