Spanjë, shpërthen depoja e mjeteve piroteknike, humb jetën një person dhe plagosen 26 të tjerë

Spanjë, shpërthen depoja e mjeteve piroteknike, humb jetën një person dhe plagosen 26 të tjerë

Në qytetin Tui në Galici në veriperëndim të Spanjës, sot ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një depo të mjeteve piroteknike, nga ku  ka humbur jetën një person dhe 26 tjerë janë lënduar, përfshirë shtatë fëmijë, ka njoftuar sot agjencia spanjolle për situata emergjente.

“Bëhej fjalë për mjete piroteknike që do të duhej të ishin në depo e ato kanë qenë në një shtëpi. Ai vend është mbajtur fshehtë dhe nuk kemi pasur informacione se brenda saj kishte fishekzjarrë”, ka deklaruar kryetari i qytetit Tui, Carlos Vasquez.

E përditshmja spanjolle “Faro di Vigo”, raporton se të paktën katër persona kanë humbur jetën në shpërthimin që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi në një rreze prej katër kilometrave, ndërsa agjencia për situata emergjente ka konfirmuar vdekjen e vetëm një personi.

Në pamjet e publikuara nga e përditshmja “El Mundo”, shihet tym i zi mbi zonën ku ka ndodhur shpërthimi si dhe rrënojat e shtëpive të shkatërruara.


Spanjë, shpërthen depoja e mjeteve piroteknike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja