Tre të vdekur janë regjistruar në Spanjë teksa moti i keq goditi rajonet lindore të vendit me erëra që goditën bregdetin me mbi 120 kilometra në orë.
Stuhia ‘Gloria’ solli reshje të mëdha shiu deri në 150 mm shi mbi Barcelonë dhe Valencia si dhe reshje dëbore në Granada dhe Albacete.
Autoritetet spanjolle kanë lëshuar alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë ku mund të ndeshen me pemë të rrëzuara dhe shembje të pjesëve të ndryshme në banesat e goditura nga erërat.
Bora ka bllokuar qytetet Granada dhe Albacete ku dhjetra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Prej motit të keq është mezulluar mësimi në shkolla në Valencia dhe Madrid.