/ATSH-AFP/ - Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dy janë plagosur rëndë pas rrëzimit të një avioni ushtarak transporti A400M pranë Seviljes, në jug të Spanjës, theksuan burime të shpëtimit.
"Ka pasur të paktën tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë", deklaroi një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit.
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shprehu keqardhjen e tij mbi incidentin, i cili ndodhi vetëm 1.6 km larg aeroportit të San Pablos.
Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje ndërsa aeroporti është mbyllur për një kohë të shkurtër për trafikun tregtar. Mediat lokale theksuan se avioni kishte dhënë sinjale avarie në sistem para rrëzimit.