Spanjë, tragjedia me 18 të vdekur nga flakët që përfshinë bllokun e apartamenteve, Valencia shpall 3 ditë zie

Spanjë, tragjedia me 18 të vdekur nga flakët që përfshinë bllokun e apartamenteve, Valencia shpall 3 ditë zie

Blloku i apartamenteve në Valencia, i përfshirë nga flakët

SPANJË- Valencia ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme (22 shkurt) pas flakëve që përfshinë bllokun e apartamenteve ku jetonin 400 persona, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe gjithashtu edhe 14 të tjerë të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë.

Edhe pse zjarrfikësit arritën menjëherë në vendngjarje, ata u shprehën se e patën të pamundur të bënin të mundur shpëtimin e njerëzve prej aty. Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi në bllokun e apartamenteve edhe si pasojë e erës së fortë.

Mediat e huja shkruajnë se në apartamente kishte edhe një numër të lartë turistësh të cilët po qëndronin aty prej ditësh. Pas tragjedisë së ndodhur flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe do të mbahen 3 ditë zie në nder të viktimave.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez udhëtoi sot në vendngjarje dhe tha në një fjalim para ndërtesës së rrënuar se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të 14 viktimave të tjera.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki