Spanjë/ Vendosen masa të reja kufizuese për 1 milion banorë në Madrid

Spanjë/ Vendosen masa të reja kufizuese për 1 milion banorë në Madrid

Duke filluar nga dita e hënë, Madridi do të kufizojë disa nga liritë e lëvizjes në përpjekje për të frnuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit

Kësaj here do preken nga kufizimet e reja rreth 167,000 banorë, për një total prej më shumë se një milion njerëz. Kujtojmë se zona e Madridit ka rreth 6.6 milionë banorë. Qytetarët e shënjestruar nga masat e reja do të jenë në gjendje të largohen nga lagjia e tyre vetëm për arsye specifike siç janë shkuarja në punë ose tek mjeku.

Gjithashtu kërkesa për ndihmë ushtarake e bërë nga autoritetet në Madrid për qeverinë spanjolle ka marrë përgjigje. Ushtria dhe policia do të fillojnë të vendosen në kryeqytet të hënën.

Rajoni i Madridit kërkoi ndërhyrje urgjente të forcave të armatosura, si dhe të policisë dhe Gardës Civile për të luftuar ekspansionin e koronavirusit.

Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë kanë raportuar për më shumë se 10 650 raste të reja koronavirusi dhe 84 vdekje.

Në vendin iberik numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 704 209 kurse viktimat, që prej fillimit të pandemisë numërohen në 31 118.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 20 viktima dhe 1912 raste të reja Covid! Në Spanjë 120 vdekje... Rreth 21 mijë të prekur në 24 orë në Francë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin