'Klasikja' Spanjë - Itali, Spelletti: Iberikëve do u mësojmë shkollën italiane të futbollit

'Klasikja' Spanjë - Itali, Spelletti: Iberikëve do u mësojmë shkollën italiane të futbollit

Luciano Spalletti

Mbrëmja e së enjtes ka rezervuar duelin mes Spanjës dhe Italisë, në raundin e dytë të Grupit B për Euro 2024. Nesër në orën 21:00 në stadiumin e Gelsenkirchen zbresin në fushë yjet e futbollit, në atë që frikë mund të quhet një "Klasike" e Europës.

Përpara ndeshjes për mediet ka folur trajneri i Italisë, Luciano Spalletti. Ai është ndalur te mënyra e tyre e lojës, duke thënë se duhet të tregojnë se shkolla e tyre vlen.

“Spanja është shndërruar tashmë në një shkollë futbolli sepse prej vitesh aplikon një stil të caktuar, ndërkohë që edhe ne duhet të kemi atë dëshirën e “çmendur” për të treguar se edhe shkolla jonë vlen shumë.

Taktika që do të ndjekim? Ne vishemi me Armani, por nuk dua që lojtarët të dalin me ndonjë peng nga fusha. Nuk duhet që të kemi frikë edhe të bëhemi “pis” nëse është nevoja. Duhet të tregojmë atë identitetin taktik që e kemi pasur gjithmonë”, u shpreh Spalletti.

Në Grupin B të Euro 2024 Spanja dhe Italia kryesojnë me tri pikë, por me një ndeshje më pak, teksa Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë, me dy ndeshje të luajtura.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Kina kërcënon se do të shqiptojë dënime me vdekje për 'separatistët' në Tajvan

Kina kërcënon se do të shqiptojë dënime me vdekje për 'separatistët' në Tajvan