Një burrë është futur me thikë në dorë në dy kisha në Spanjë dhe ka vrarë një person si dhe ka plagosur katër të tjerë. Sipas mediave të huaja, skena është si një film aksion pasi pamje nga The Sun tregojnë një burrë me një “shpatë samuraji” në dorë. Policia arriti të arrestoj autorin, i cili thuhet se kishte në shënjestër kishën e San Isidro në qytetin Algeciras në provincën jugore të Cadiz. Prifti i kishës Antonio Rodriguez është në mesin e të plagosurve dhe është në gjendje të rëndë.I dyshuari u arrestua në Plaza Alta në zemër të qytetit dhe ndodhet në paraburgimin e Policisë Kombëtare. Ngjarja po hetohet si një sulm i dyshuar terrorist. Ministria e Brendshme konfirmoi se sulmi ndodhi pak para orës 20:00.
“Një person ka organizuar një sulm me thikë, duke vrarë një person dhe duke plagosur të tjerë në Kishën e San Lorenzo de Algeciras (Cádiz)”, thuhet në një deklaratë. Faktet janë duke u hetuar dhe analizuar, por ende nuk është e mundur të përcaktohet natyra e sulmit”.
I dyshuari thuhet se ka hyrë në kapelën e San Isidros, ku goditi me thikë famullitarin dhe plagosi tre të tjerë. Më vonë ai u zhvendos në Kishën e Nuestra Señora de la Palma, ku vrau me thikë Diego Valencia, një burrë që punonte në kishë.
Një grua spanjolle mund të dëgjohej duke thënë: “Zoti im, njerëzit janë të çmendur. Njeriu që mund ta shihni atje, ai mban një sëpatë në dorë dhe sapo ka goditur dikë në kokë me të dhe e ka vrarë."
Policia konfirmoi të mërkurën mbrëma se kishte arrestuar një të dyshuar, që mendohet të jetë një burrë me origjinë nga Afrika e Veriut, i moshës rreth 40 vjeç. Një tjetër vendas i quajtur vetëm Manuel, i cili ishte dëshmitar i një prej sulmeve, i tha një radioje spanjolle: “Është një mrekulli që nuk u bë një masakër.
F.D/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.9%
-
Të gabuar
13%
-
Nuk kam mendim
17.1%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cristiano Ronaldo 'rikthehet' në Spanjë, blen 25 përqind të aksioneve të klubit të La Liga 2
26 Shkurt, 11:24
-
Vrasja e Çajup Selimit me urdhër të Laert Haxhiut, dëshmon i afërmi: Një nga plumbat e gjeta në banesë, ai kishte konflikt me disa djem nga Tepelena
25 Shkurt, 13:29
-
‘Të doja shumë çerro’, mikja e Egli Pashollarit ndan dhimbjen për humbjen e tij: Më i miri djalë e shok, përgjithmonë në zemrën time!
24 Shkurt, 12:04
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
VIDEO/ Barcelona përfiton nga humbja e Real Madridit, i shënon tre gola Levantes dhe merr kreun e La Ligas
23 Shkurt, 13:00
-
Buçpapaj dyshohet se e qëlloi me thikë sepse i bllokoi rrugën, dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë (VIDEO)
22 Shkurt, 14:59
-
Tentativa vrasjesh, trafik droge dhe korrupsion, SPAK mbyll hetimet për organizatën kriminale të Suel Çelës, dërgon për gjykim 21 persona! (EMRAT+AKUZAT)
22 Shkurt, 10:09
-
Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit vendoset pjesa e fundit e ‘Sagrada Familia’
21 Shkurt, 09:07
-
Kishin fshehur në kontejner 80 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
18 Shkurt, 22:45
-
Rezervonte suita luksoze 1 mijë euro/nata për 1 cent, kapet 20-vjeçari që mashtroi hotelet në Spanjë
18 Shkurt, 18:12
-
Zjarri përfshin pallatin në Spanjë/ 5 të rinj humbin jetën, mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë
17 Shkurt, 18:10
-
E rëndë në Angli, vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar! Autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza dhe një djalë
17 Shkurt, 12:50