TIRANE- Një grup deputetësh do të kontrollojnë punën e drejtueses së ILDKP Zana Xhuka. Vendimi u mor dje me shumicë votash nga deputetët e majtë në Komisionin e Ligjeve, ndërsa opozita e ka braktisur sallën në momentin e votimit. Socialistët deklaruan se kërkesa për kontroll ka ardhur nga punonjësit ndërsa opozita e cilësoi antiligjore nismën. Ngritja e një grupi kontrolli për hetimin e veprimtarisë së kryetares së ILDKP Zana Xhuka si dhe padia e bërë nga punonjësit e këtij institucioni, në kurriz të eprores së tyre, ishin edhe qëndra e debatit që u zhvillua mes opozitës dhe mazhorancën në Komisionin e Ligjeve.
“Po e mbushni kupën duke shkelur çdo ditë Kushtetutën. Mos kujtoni se opozita do të mbyllë gojën dhe do t’jua bëjë të lehtë këtë proces. Nuk kemi frikë nga askush dhe nga çdo gjë”, tha deputeti i PD, Eduard Halimi. Ndërkohë që nga ana e tij, deputeti Spartak Braho sqaroi rëndësinë e ngritjes së këtij grupi si dhe kujtoi këtu edhe emërimet politike që ka bërë qeveria e mëparshme. “Në rastin konkret, nuk jemi para ngritjes së komisionit hetimor. Pra këtë komision mos e ngatërroni me këtë komision verifikimi. Unë nuk e di që kjo zonja e ka bërë veten për t’u shkarkuar apo jo. Unë di që juve z. Halimi mbani përgjegjësi për emërimin e kësaj zonje.
Keni qenë ministër i Drejtësisë, keni ndikuar jo pak. Nuk po them që mban përgjegjësi se ke lëshuar licenca noterësh”, akuzoi ai. Ndërkohë që në një relacion të dorëzuar në Kuvend nga punonjësit e këtij institucioni, renditen qartë shkeljet që janë bërë nga kjo drejtuese, të cilat kanë bërë që ky komision të ngrejë vetëm me votat e mazhorancës një grup pune hetimor.
Përplasja për AKEP
Rikthimi në detyrë i anëtarëve dhe të kryetarit të liruar nga detyra në Këshillin Drejtues në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare sollën një tjetër përplasje mes palëve, ku opozita e ka quajtur antikushtetues faktin që propozimin e bën kryeministri. Ndërkohë që kthimin e tij në këtë post e kanë cilësuar në vijim të ndarjeve të pushtetit mes PS dhe LSI-së. “Me kthimin e Xhixhos po i jepni pjesën e tortës LSI-së”, tha deputeti Olldashi. Ndërkohë që deputeti Spartak Braho ka reaguar, duke thënë se për abuzimet e bëra do jepen llogari. “Me dhimbje, por s’kemi ç’bëjmë, dhe meqë këtyre u kanë mbetur shumë torta pa ngrënë, tani po i qajnë, por ndërkohë ka ardhur koha që t'i vjellin këto torta. Dhe parafolësi me gjyslyke (Sokol Olldashi) dhe z. Halimi do të jepni llogari jo vetëm për tortat që keni ngrënë, por do të jepni llogari edhe me burg. Edhe ti edhe ai tjetri që iku (Olldashi)”, iu drejtua Braho-Olldashit.
Fyerje në Kuvend
Ndoka për Hariton: Gjuhë banale si rrugaçe, jo si ministre
Halimi: Po e mbushni kupën duke shkelur çdo ditë Kushtetutën. Mos kujtoni se opozita do të mbyllë gojën dhe do t’jua bëj të lehtë këtë proces. Nuk kemi frikë nga askush dhe nga çdo gjë.
Braho: Në rastin konkret, nuk jemi para ngritjes së komisionit hetimor. Pra këtë komision mos e ngatërroni me këtë komision verifikimi. Unë nuk e di që di kjo zonja e ka bërë veten për t’u shkarkuar apo jo. Unë di që juve z.Halimi mbani përgjegjësi për emërimin e kësaj zonje. Keni qenë ministër i Drejtësisë, keni ndikuar jo pak. Nuk po them që mban përgjegjësi se ke lëshuar licenca noterësh. Po them për tjetër gjë. Zonja Zana Xhuka...!
Xhafaj: Z. Halimi, ju lutem mos e devijoni mbledhjen.
Spartak Braho: Dëgjoje se e kam për gjë tjetër. E kam për shkeljen e ligjit të Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Ky ligj parashikonte që kjo zonjë, apo kushdo qoftë, kryetare apo inspektore e këtij komisioni, duhet të jetë ose juriste ose ekonomiste financiere.
Halimi: E kemi zgjedhur bashkë me LSI-në.
Braho: Po pra po, me LSI-në. Edhe këta si puna jote kanë qenë në atë kohë, kështu që të mos trembemi asnjëherë se emërime të tilla në kundërshtim me ligjin, janë bërë edhe në institucione të tjera z. Halimi. Nënkryetari i KLD-së është zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Si thua ti, mos ta themi? Është sulm ndaj institucioneve? Do t’jua bëjmë të njohura të tëra marifetet që keni bërë gjatë këtyre vjetëve.
Strazimiri: Atëherë kemi një kërkesë për kontroll, dhe ky komision e ka ushtruar funksionin e tij ndaj organeve të institucioneve të pavarura, ka një datë brenda afateve të caktuara kur duhet të paraqiten dhe të sjellin një raport.
Lutaj: Mazhoranca e pas 23 qershorit do të bëjë transparencën e të gjithë institucioneve të pavarura brënda hapësirave të legjislacionit shqiptar, por nuk do të lejojë që praktikat dhe kompetencat që kanë të gjitha hallkat e pushtetit, të mbahen në sirtarët siç u mbajtën në kohën e Jozefinës dhe të një kryeministri unik për llojin e vet për nga pikëpamja e bunkerizimit të çdo gjëje në këtë vend. Prandaj, kolegë të miratojmë grupin që do të mbikëqyrë këtë institucion të rëndësishëm për shtetin shqiptar.
Ndoka: Ju nuk flisni asnjëherë për standardet por flisni për historinë e shëmtuar të precedentëve që ka pasur mazhoranca e kaluar në këto 8 vite. Vetë lideri juaj Rama ka thënë se ne do të jemi ndryshe, por ju në pak muaj po tregoni që jeni jo vetëm si ata, por edhe më keq se ata, për shkeljen e ligjit, për etikën e anëtarëve. Dëgjuam një ministre, që megjithëse zonjë femër me një gjuhë banale si një rrugaçe e jo si një ministre që i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Lutaj: Ku e ke etikën ti ku e ke?
Xhafaj: Z. Ndoka!
Ndoka: Rolin e deputetit të opozitës duhet ta keni në konsideratë sepse ai është këtu për të bërë pyetje, diskutime; mund ta kalojë masën edhe për pjesën politike, por të dëgjosh nga një deputet i mazhorancës akuza dhe fyerje banale kundër deputetëve të opozitës, ky nuk është standard dhe e moralshme. Reflektoni dhe të orientoni drejt këtë Komision të Ligjeve. Z. Fino është një deputet që disa herë provokon dhe ndërhyn...
Xhafaj: Z. Ndoka si koleg edhe si kryetar i Komisionit desha t’ju tërheq vëmendjen për fjalët fyese që përdorët dhe ndaj një ministreje. Nuk ishte serioze dhe nuk besoj se do të duhet të ishte pjesë e fjalorit tuaj si një deputet i vjetër në këtë Kuvend. Ndryshimi midis nesh dhe opozitës është se ne po kërkojmë që të verifikojmë disa pretendime, disa fakte të bëra publike, kurse opozita po kërkon që ta lërë në batak, peng të paligjshmërisë këtë institucion.
Debati për AKEP
Klosi: Pse çfarë keni, shoku Fatmir po e drejton shumë mirë mbledhjen
Strazimiri: Do më lësh të flas se shoku Fatmir e dimë që e drejton.
Klosi: Ka mundësi ti heqësh ato gishtat mos na i ngri.
Strazimiri: Gishtat i ngre unë.
Olldashi: Në pritshmëritë tuaja çfarë do ti sjellë emërimi i zotit Xhixho.
Harito: Këtë do ta bëjmë me të gjitha aktet e paligjshme që keni bërë ju.
Olldashi: Po i jepni kompetenca vetes kur thua të pavlefshme.
Harito: Absutisht jo.
Bylykbashi: Kur është data që u shkarkuan këta persona që do riktheni në detyrë.
Harito: Në Maj të 2013.
Subashi: Çfarë mandati kanë fituar anëtarët e rinj. Mandati e mbetur apo një mandat të ri 5-vjeçar? Kuvendi nuk ka pritur mbarimin e mandateve të anëtarëve të AKEP, por i ka shkarkuar.
Olldashi: Në vazhdën e zënies së insitucioneve duhet të hiqet kryetari aktual i AKEP dhe duhet të rikthehet Pirro Xhixho, sepse këto territore të pushtetit i rregullon më mirë LSI-ja dhe për këto arsye duhet që Pirro Xhixho të kthehet atje.
Halimi: Ju thashë që të mos e jepni fjalën ministres se do ia nxinte faqen dhe më shumë qeverisë.
Braho: LSI u mbajti tetë vite në pushtet, apo e keni harruar këtë fakt. Pirro Xhixho nuk i la që ta hante tortën ministri përkatës. Këtyre u mbeti në fyt ajo tortë dhe e shkarkuan në momentin që u prish koalicioni.
Halimi: Doni të realizoni një qëllim të caktuar, të vini Xhixhon aty? Bëjeni, por gjeni mënyrën se si bëhet.
Braho: Me dhimbje, por s’kemi ç’bëjmë, dhe meqë këtyre u kanë mbetur shumë torta pa ngrënë, tani po i qajnë, por ndërkohë ka ardhur koha që t'i vjellin këto torta. Dhe parafolësi me gjyslyke (Sokol Olldashi) dhe zoti Halimi do të jepni llogari jo vetëm për tortat që keni ngrënë, por do të jepni llogari edhe me burg. Edhe ti edhe ai tjetri që iku (Olldashi).
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com